Argëtim
Anjeza Gubetini i ha fjalët e veta, bëhet pjesë e “Big Brother VIP Kosova”
@shqipshowNovember 01, 2026 421 min lexim

Gazetarja Anjeza Gubetini është bërë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Hyrja e saj në shtëpinë më të famshme në vend vjen pas deklaratave të mëparshme, kur kishte përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes në këtë format.
Në një emision televiziv, ajo kishte thënë se mund të hynte edhe në politikë, por asnjëherë në “Big Brother”. Megjithatë, këtë herë ka vendosur të bëhet pjesë e reality show-t, duke ndryshuar qëndrimin e saj të mëparshëm, shkruan “Kosovarja”.
Pjesëmarrja e Gubetinit në këtë edicion pritet të sjellë një kapitull të ri në paraqitjen e saj publike, këtë herë larg angazhimit të zakonshëm si gazetare.
shqipshow.com · Shqip Show
